Vrasja e Stiven Toshkesit, shpallet në kërkim i biri i Admir Muratajt, i vrarë në grabitjen e Rinasit, dy muaj më parë e goditi me hanxhar

Zhvillime të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit Stiven Toshkesi, i cili u sulmua me thikë për vdekje një javë më parë.

Për ngjarjen janë arrestuar dy 18-vjeçarët Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, ku ky i fundit dyshohet se e ka qëlluar me hanxhar 19-vjeçarin Stiven Toshkesi duke i sjellë edhe vdekjen, ndërsa 18-vjeçari tjetër Ensi Maze ka mbajtur derën e makinës që shoku i 19-vjeçarit Stiven Toshkesi të mos dilte nga makina që të godiste personin që po qëllonte me hanxhar Stivens Toshkesin.

Gjithahstu mësohet se në kërkim është shpallur Arbër Murataj, djali i Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit në prill të vitit 2019 ku qëlloi me armë drejt policisë. Ai do të merret në pyetje për vrasjen e Stiven Toshkesit.

Sipas policisë Arbër Murataj është personi që ka pasur konfliktin me viktimën.
Policia bën me dije se ka kryer kontrollit fizik në banesën e 18-vjeçarit, por nuk e ka gjetur atje.. Gjatë kontrollit të banesës është gjetur kushëriri i tij bashkë me një sasi të vogël hashashi, që e ka marrë përsipër ai si përdorues dhe është arrestuar. Për djalin e Muratajt nuk ka urdhër arresti nga prokuroria.

Shkak i konfliktit midis Arbër Muratajt dhe Stiven Toshkesit ishte një vajzë, me të cilën Toshkesi ishte i lidhur. Sipas burimeve policore dhe nga grupi hetimor, Arbër Murataj rreth dy muaj më parë ka marrë në telefon Toshkesi për t’u sqaruar.

Ata janë takuar në rrugën e Elbasanit pranë shkollës së Baletit, ku kishin lënë edhe takimin për t’u sqaruar. Por, në momentin që Toshkesi shkoi në takim, ai është qëlluar me hanxhar nga 18-vjeçari Arbëri Murataj.

Toshkesi ka arritur të mbrohet dhe të plagoset lehtë në bark dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk ka bërë denoncim në polici pasi është kërcënuar me jetë nga Murataj. Pra, sipas hetimeve dy muaj më parë ka zanafillën konflikti, ku Toshkesi është plagosur me hanxhar dhe më pas në 18 prill ai u vra për vdekje po me hanxhar, nga Axel Hoxhaj, i cili rezulton të ketë lidhje të afërt familjare me Arbëri Muratajn, personin me të cilin Toshkesi kishte konfliktin dhe me të cilin ishte konfliktuar edhe dy muaj më parë, ku edhe kishte mbetur i plagosur me hanxhar.

Po ashtu në ngjarjen e 18 prillit ende nuk dihet kush i largoi dy autorët nga vendi i ngjarjes me makinë. Për dy 18-vjeçarët gjykata dha masën arrest në burg, gjithashtu ka marrë në pyetje edhe vajzën, ku ka treguar edhe arsyet e konfliktit.


Shtuar 25.04.2023 11:01