Shkëndija e autokombanjës djeg 6 hektarë të mbjella, “hanë” dhe kokën e vet

Foto ilustruese

Një sipërfaqe me 6 hektarë barë të thatë është djegur në afërsi të fshatit Jorucat në Dropull. Shkaku i zjarri ka qenë shkëndija që lëshoi autokombanja që ishte në vendgjarje për të korrur barin e thatë.

Për pasojë edhe autokombanja u shkumbua plotësisht. Ndërkohë forcat zjarrfikëse të Dropullit kanë shkuar në vendngjarje duke eliminuar rrezikun e lartë pasi flakët po i afroheshin një bombole të madhe propani (gaz) që ndodhej në afërsi të një ish punishteje për prodhimin e enëve plastike.

Zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll zjarrin e shkaktuar nga autokombajna pa pasur dëme ne njerëz./albeu.com