Pse Irani e sulmoi Shqipërinë? Mediu zbulon arsyen: Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike e konsultuar me partnerët

“Sa larg shkon sulmi nga Irani”, kjo ka qenë tema e emisionit “Log.” në Abc e gazetarit Endri Xhafo, të premten në mbrëmje.

Lidhur me këtë temë në një lidhje me Skype nga SHBA, ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, tha se vendimi i qeveërisë shqiptare për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin ishte i duhuri.

I pyetur nga moderatori Xhafo se cila ishte arsyeja e sulmit kibernetik, dhe pse Irani duhet ta bënte një gjë të tillë, Mediu tha se e gjithë çështja lidhet me MEK, opozitën iraniane e cila ndodhet në Shqipëri.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Më bën përshtypje ju keni takuar Jim Johns, i cili ka fituar një kontratë për ruajtjen e sigurisë në vendin tonë. A e dinit ju që në korrik që bëhej fjalë për Iranin?

Mediu: Gjenerali Johns erdhi në atë kohë për aktivitetitn e MEK, ka qenë bashkë me personalitete të tjerë të politikës botërore, aktiviteti u anulua. Në momentin që u sulmua e-albania, edhe pse Johns group nuk kishte kontratë me qeverinë shqiptare, megjithatë ai u angazhua, dhe me 90% u tha se pas sulmit kibernetik qëndronte Irani. Vendimi i qeverisë ishte i konsultuar edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Xhafo: Pse na sulmuan ne sipas jush?

Mediu: Po padyshim që Mek është një nga arsyet kryesore, sepse ë3shtë e vetmja rezistencë iraniane. Rapoertet e MEK me Iranin kanë qenë gjithmonë problematike, ka patur gjithmonë konflikt. Nëse duhet tu kujtoj rezistenca iraniane erdhi në Shqipëri pas sulmeve të vazhdueshme që u bë në kampin Ahraf.

Xhafo: Në fakt 210 të parët erdhën gjatë kohës së qeverisë Berisha. Me çfarë statusi janë ata në Shqipëri?

Mediu: Kam qenë pjesë e qeverisjes, jam kontaktuar dhe jam njohur me problemin. Kryeministri në atë kohë i kërkoi DASH se nëse Shqipëria do të ndërmerrte një hap duhet patjetër që ata mos ishin në listën e terroristëve, kërkoi një qëndrim të qartë të SHBA-ve. Më tej ka qenë kryeministri Rama i cili përveç 210 të parëve ra dakord që të merrej e gjithë rezistenca iraniane.

Xhafo: Me çfarë statusi janë këtu?

Mediu: Ata kanë një status në bazë të UNHCR-së,. Dhe trajtohen sipas këtij statusi.

Xhafo: A ka një klauzolë që i ndalon ata të zhvillojnë veprimtari politike në vendin tonë?

Mediu: Ka një klauzolë të tillë e cila është pak vake në raport me Shqipërinë, pasi ti nuk mund t’i kërkosh një organizate mos përfshihet politikisht, por i është kërkuar mos përfshihet në politikën e brendshme.

Xhafo: Ai Kongres që do të bëhej në fund të korrikut hyn tek aktivitete politike për të cilat kishte klauzolë mos zhvilloheshin?

Mediu: Jo nuk besoj, se aktivitete të tilla janë kryer edhe më parë, edhe në Paris edhe më pas në Shqipëri.

Xhafo: Mediu si e kanë komentuar në senat ku nodhesh aktualisht ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Iranin?

Mediu: Qëndrimi në raport me vendimin e qeverisë shqiptare konsiderohet një qëndrim i drejtë dhe i vlerësuar nga senati. Shtëpia e Bardhë e ka përshëndetur. Ajo që unë mendoj se kërkon një pjekuri më të madhe kërkojnë një diskutim në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, apo të krijojmë një agjenci të Sigurisë Kombëtarë për të diskutuar çështje të tilla herë të tjera.

Xhafo: Çfarë vlerë ka të konsultohet në Këshillin e Sigurisë, për sa kohë është konsultuar me partnerët ndërkombëtarë?

Mediu: Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk është organ qejfi, dhe mendoj se shteti duhet të sjellë informacionet e partnerëve në tryezë dhe t’i diskutojmë sëbashku. Shqipëri ka nevojë për një Agjenci të Sigurisë Kombëtare që ndërthur institucionet e sigurisë. Një Angjensi sigurie që analizon dhe merr vendime ekzekutive.

Xhafo: Çfarë interesi ka SHBA nga ky tensionim me Iranin?

Mediu: Në raport me këtë sulm kibernetik, qeveria shqiptare nuk kishte asnjë hap tjetër për të ndërmarrë, në 2018-n kanë dëbuar ambasadorin bashkë me dy diplomatë sepse donin të bënin një akt terrorist në aktivitetin e MEK ku ka qenë prezënt edhe unë sabashku me zotin Majko. Pra ka një përshkallëzim terrorist të tyre, në këtë rast qeveria shqiptare nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër. Çfarë përfiton SHBA? Unë mendoj se tregojnë qartësisht që qëndrojnë në krah të Shqipërisë. Sulmet kibernetike të Iranit nuk janë hera e parë që zhvillohen në Shqipëri, janë zhvilluar edhe herë të tjera.