Aksident i rëndë në Lezhë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lezhës këtë mbrëmje.

Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor, sipas BalkanWeb.

Këmbësori ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra.

Viktima është rreth të 40-ave ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/albeu.com

 


Shtuar 12.02.2023 20:44