U-21/ Risi në listën e Kombëtares, 7 lojtarë nga Superliga (FOTO LAJM)

Kombëtarja Shpresa do të zhvillojë dy ndeshje në muajin qershor, teksa ditën e sotme është publikuar edhe lista e lojtarëve.

Fillimisht kuqezinjtë e Alban Bushit do të përballen me Andorrën në transfertë më e qershor, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit. Ndërkohë 4 ditë më vonë përballemi me Bullgarinë, por kjo do të jetë një ndeshej miqësore, ku trajneri do i japë më shumë minuta lojtarëve që nuk do aktivizohen ndaj Andorrës. Ditën e sotme, Alban Bushi ka zbuluar edhe listën e lojtarëve për këto dy përballje.

Në sy bie, se janë 7 lojtarë nga Superiorja, ndërkohë që nuk mungojnë as risitë, siç është ajo e sulmuesit Mark Bushaj, i cili grumbullohet për herë të parë dhe aktivizohet me Dugopolje në Kroaci. Për herë të parë grumbullohen edhe mbrojtësi Mikolas Smajlaj, i cili luan me Çitadelën në Itali, mbrojtësi i majtë i QPR, Franklin Domi, mesfushori Anis Mehmeti dhe sulmuesi Armelindo Mema.


Shtuar 24.05.2021 12:26