Kuvendi i hapi rrugë arrestimit të Ahmetajt, Rama: Në orën 18:30 do t’i drejtohem opinionit publik

Kryeministri Rama ka njoftuar konferencë për shtyp, pas votimit në Kuvend për  ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.

“Pasdite në 18.30 do t’i drejtohem opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuven”, shkruan Rama.

Kujotjmë se pak më parë Kuvendi votoi me 117 vota pro heqjes së imunitetit ndaj deputetit Ahmetaj, ndërsa 3 abstenuan.

Sipas tabulateve të votimeve, rezulton se tre votat abstenim kanë qenë kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kryetari i PAA-së, Agron Duka dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Nga të paktat raste kur ka votuar, i pranishëm sot ishte dhe kryeministri Rama i cili ka dhënë votën pro kërkesës së SPAK.

Ahmetaj akuzohet për korrupsion, fshehja apo mosdeklarim të pasurive dhe pastrim parash.

Hetimet nxorrën në pah lidhjet e tij të afërta ngushta me dy sipërmarrësit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përfituesit e koncensioneve të trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Fier e Tiranë.

Avokatët e tij janë shprehur kundër kërkesave për arrestim dhe kontroll të banesës. Ata kanë bërë me dije se zoti Ahmetaj gjendet jashtë Shqipërisë.

 

 


Shtuar 14.07.2023 11:20