Ambasadorja Kim-Ramës: Urime për mandatin e tretë historik!

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka uruar kryeministrin Rama për fillimin zyrtarisht të mandatit të tretë.

“Urime Kryeministrit Edi Rama për fillimin zyrtarisht të mandatit të tretë historik. SHBA pret të punojë intensivisht me Shqipërinë për të forcuar demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Urime dhe suksese!”, shkruan Kim në Twitter.

Edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka uruar qeverinë e re, duke shkruar se tashmë BE pret që integrimi dhe reformat të zënë një vend të rëndësishëm në agjendë.

“Urojmë kryeministrin Rama dhe qeverinë shqiptare që mori detyrën. Presim që integrimi në Bashkimin Evropian dhe reformat, përfshirë sundimin e ligjit, të zënë një vend të rëndësishëm në agjendë. Koordimi i fortë ndër-institucional është kyç për pranimin në BE.” shkruan Soreca./albeu.com


Shtuar 18.09.2021 11:49