52 vite burg për grupin e Astrit Avdylit, një prej tyre lihet i lirë

Gjykata Posaçme kundër krimit të organizuar ka dënuar me 52 vite burg në total grupin e Avdylajve lidhur me laboratorin e heroinës në Has, nga 55 vite që kishte kërkuar SPAK.

Astrit Avdylaj është dënuar me 12 vite burg, nga 10 që kërkoi SPAK për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe ‘Armëmbajtje pa leje”. Jasin Kala (alias Avdyli) është dënuar më 7 vite burg nga 9 vite që kishte kërkuar SPAK, për veprën penale “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Atij gjithashtu iu konfiskua edhe biznesi “UNIVERSITY LOUNGER BAR” te Currilat në Durrës. Fatos Llaftiu u dënua me 3 vite burg për “Moskallëzim i krimit”,. më herët ai ndodhej në “Arrest shtëpie” ku tashmë i duhet ta kryejë dënimin e tij në qeli.

Iskënder Sale dhe Xhemal Haliti janë dënuar me nga 15 vite burg secili për akuzën e “Trafikimit të narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike” Ndërsa i pandehuri tjetër Denis Llaftiu është lënë i lirë duke u liruara nga GJKKO nga të gjitha akuzat.

Astrit Avdyli u arrestua në vitin 2018 si pjesë e dosjes “339”, gjatë operacionit “Volvo 4” për laboratorin e kokainës që u gjet ne Has. Gjatë hetimit rezultoi se Astrit Avdyli dhe personat e tjerë merreshin me trafikimin e sasive të madhe të lëndëve narkotike, ku droga vinte nga Kolumbia, Turqia dhe Peruja dhe përpunohëj në laboratorin në Has dhe më pas shpërndahej në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj. Ishin përgjimet që nxorën zbuluar grupi i Avdylajve të Shijakut.


Shtuar 4.02.2022 20:01