Kris arma mes grekëve dhe turqve në Egje

Janë tensionuar sërish marrëdhëniet  Greqi-Turqi.

Siç raportojnë mediet e huaja, Forcat e Rojës Bregdetare Greke kanë hapur zjarr ndaj një varke të rojes bregdetare turke në ishullin Bulamaca në Egje.

Ngjarja ka ndodhur më 5 janar. Lajmi është bërë i ditur për mediet ditën e sotme.

Forcat greke greke qëlluan në ajër kundër anijeve turke të peshkimit në zonë, me këto të fundit që u përgjigjën me të shtëna.

Për fat të mirë nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar.

Marrëdhëniet Grequi-Turqi kanë një historik përplasjesh  dhe tensionesh ndër shekuj. Dy vendet hedhin akuza ndaj njëri tjetrit për shkelje të hapësirave ajrore dhe detare.

Ndërkohë ndërkombëtarët kanë bërë vazhdimisht thirrje që dy vendet të ulen në tryezë e të zgjidhin çështjet e tyre me dialog. /albeu.com/


Shtuar 1.02.2023 19:34

Tags: ,