ZYRTARE/ Ylli i Real Madridit transferohet te Fiorentina

Skuadra italiane e Fiorentinas ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të djathtë të Real Madridit, Alvaro Odriozola.

Transferimi është mbyllur në formë huazimi një-vjeçar deri në fund të sezonit, pa opsionin e blerjes.

Mbrojtësi 26-vjeçar në të kaluarën ka luajtur me skuadrat si Real Madrid, Real Sociedad dhe Bayern Munich.

Sezonin e kaluar ai bëri 16 paraqitje për Real Madridin, duke shënuar dy gola.


Shtuar 28.08.2021 18:32