Takimi urgjent me Ramën, Kurti zbulon se çfarë kanë diskutuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me Edi Ramën ka folur për sulmet kibernetike, krizën energjetike si dhe procesin e Berlinit.

Kurti të martën doli urgjent nga konferenca për media për t’u nisur drejt Tiranës për takim me Edi Ramën.

“Takimi i djeshëm ka qenë një drekë pune, ka qenë një takim i nevojshëm, e para është siguria kibernetike, kjo ka qenë tema e parë. Ne jemi takuar për të diskutuar për sulmet me të cilat janë përballur dhe për krizat energjetike”, ka deklaruar Kurti.

“Siguria kibernetike ishte tema e parë, pasi isha shumë i interesuar të marrë vesh sa më shumë për përvojën e tyre nga sulmet që kanë pasur”, ka shtuar Kurti.

Po ashtu ka shpjeguar se me Ramën ka diskutuar për bashkëpunimin energjetik që dimrit Shqipëria t’i jap rrymë Kosovës, e Kosova ta bëjë verës këtë.

“Përgatitjet në dritën e rifillimit të procesit të Berlint, sepse ju e dini që takimet e mëherhsmë të procesit të Berlinit janë bërë nga Angela Merkel, e tash do të bëhen nga kancelari i ri”, ka thënë Kurit.

“Ka shumë punë të ekipeve tona dhe shumë bashkëpunim paraprak”, ka treguar kryeministri i Kosovës. /Express


Shtuar 14.09.2022 13:37