Ju kujtohet “Zorro”? Aktori rrëfehet se është infektuar me COVID-19 (FOTO LAJM)

Aktori i njohur, Antonio Banderas, i njohur gjerësisht me rolin e Zorros në filmin e “Maska e Zorros”, është prekur nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori, teksa thotë se përvjetorin e tij të ditëlindjes është i detyruar ta festojë në karantinë.

“Komunikoj që sot në këtë 10 gusht jam i detyruar të festoj ditëlindjen time të 60-të në karantinë, pasi kam dalë pozitiv nga koronavirusi.

Ai thekson se është në gjendje të mirë shëndetësore, teksa shprehet se simptoma e vetme që ka është lodhja e tepërt.


Shtuar 10.08.2020 18:06