Pioli me simptoma të Covid-19, Milani anulon konferencën për shtyp

Milan luan në udhëtim kundër Udinese në ‘Dacia Arena’, gjatë së shtunës, por trajneri italian nuk është i gatshëm të dilte në konferencë për shtyp para kësaj ndeshje.

Pioli është me simptoma të një gripi të lehtë dhe kështu nuk mund të dalë para gazetarëve.

Megjithatë, 56 vjeçari do të drejtojë seancën e sotme stërvitore në Milanello dhe do të jetë në stol ndaj Udinese nesër.

Milan shkon në këtë ndeshje si skuadër lidere me 38 pikë nga 16 ndeshje, një më shumë sesa rivalët e qytetit, Inter.


Shtuar 10.12.2021 14:04