Fati i Ervis Martinajt, Rama: Policia e ka një përgjigje, por zyrtarisht do thuhet kur të jetë e provuar

Kryeministri Edi Rama, gjatë komunikimit me qytetarët dhe gazetarët, ka folur për ultimatumin që i ka dhënë drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, për të dhënë një përgjigje se ku ndodhet i shumëkërkuari Ervis Martinaj.

Rama tha se duhet të kemi durim, ndërsa tha se një përgjigje e kanë pak a shumë, por për t’u bërë publike duhet të provohet.

“Nëse përgjigja do të ishte aty dhe do të ishte fshehur, do të kishte dalë për 9 ditë. Duhet të kemi durim, sepse përgjigja duhet të jetë me prova. Nuk është thjesht një përgjigje që pak a shumë e kemi që sot, por nuk mund të thuhet zyrtarisht pasi duhet të jetë e provuar”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 17.09.2022 12:40