Rektori i Universitetit të Vlorës: Viti i ri akademik nis më 17 tetor

Rektori i Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë ka njoftuar se viti i ri akademik për studentët do të nisë më 17 tetor. Roland Zisi ka deklaruar se viti i ri akademik do të fillojë pavarësisht nëse do të rrezikohet nga ndonjë greve e mundshme e pedagogëve.

Rektori është pyetur në lidhje me problematikën e ngritur nga emisionet investigative për korrupsion nga ana e pedagogëve, por ai nuk ka komentuar, duke thënë se kur të ketë prova konkrete do t’u drejtohet organeve përkatëse./albeu.com


Shtuar 13.10.2022 12:26