Zelenskyy paralajmëron ukrainasit: Rusia mund të përpiqet të bëjë diçka të shëmtuar

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy ka lajmëruar ukrainasit që të mërkurën e ardhshme të përgatiten për të festuar Ditën e Pavarësisë së vendit, por nuk duhet të humbin vigjilencën që ndodhen në gjendje lufte, pasi mundësitë për sulm janë të shumta.
Në fjalimin e tij mbrëmjen e shkuar, Zelenskiy tha se ukrainasit nuk duhet të lejojnë Moskën të “përhapë dëshpërim dhe frikë”, ndërsa shënojnë 31-vjetorin e Pavarësisë nga sundimi sovjetik. “Ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se këtë javë Rusia mund të përpiqet të bëjë diçka veçanërisht të shëmtuar, diçka tmerrësisht të egër”, tha Zelenskiy.

Ora policore në qytetin Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë do të qëndrojë në fuqi edhe të mërkurën, bëri me dije guvernatori rajonal Oleh Synehub./albeu.com