“6 vite asnjë investim në infrastrukturën arsimore”, Rama i kthehet kryebashkiakut të Beratit: Sa herë del në kamera më kërkon fonde

Kryetari i Bashkisë së Beratit, nga Pogradeci, ka bërë bilancet e qeverisjes vendore në prani të kryeministrit Edi Rama.

Ervin Demo, ndërsa po bënte bilancet tha se prej 6 vitesh nuk ka pasur asnjë fond nga qeveria

“Bashkia e Beratit, 6 vitet e fundit nuk ka marrë asnjë investim në infrastrukturën arsimore nga qeverisja vendore. Besoj se gjimnazi Bab Duda, për atë çfarë përfaqëson, është shumë i rëndësishëm”, tha Demo.

Rama iu përgjigj duke i thënë: “Për gjimnazin e keni marrë investimin besoj. E ke të bukur këtë, sa herë që del në kamera më kërkon fonde. Nuk thua ça keni marrë, por ça s’keni marrë. Mirë. Kjo tregon se ke ambicie”.

 

 


Shtuar 22.07.2022 10:43