Enca nuk kursehet, i dhuron vetes “bishën” luksoze (FOTO LAJM)

Këngëtarja Enca Haxhia duket se nuk kursehet aspak kur vjen puna për t’i bërë dhurata vetes. Përmes disa videove të postuara në “Instastory”, ajo ka zbuluar se ka blerë një makinë të re.

Makina luksoze dhe e shtrenjtë është tip “Range Rover” dhe Enca është mjaft e lumtur. “Mirë se vjen në shtëpi i dashuri im i ri”, ka shkruar këngëtarja krahas videove.

Gjithashtu Enca ka postuar imazhe edhe teksa bën xhiro me makinën e saj më të re, e cila duket se është e shtrenjtë.

Ndërkohë nga ana tjetër, kujtojmë se pas këngës “Nashta”, Enca pritet të rikthehet me një projekt të ri muzikor shumë shpejt.


Shtuar 26.05.2021 16:03