Aktori amerikan i fiksuar pas vajzave shqiptare, i propozon për martesë balerinës së njohur (VIDEO)

Aktori amerikan Chris Noth është mahnitur nga balerina shqiptare, Adel Lami dhe i ka propozuar për martesë. Këtë e ka zbuluar vetë Adel në intervistën e fundit për “Pop culture”, ku tregoi se me aktorin u njoh gjatë festës së saj të ditëlindjen.

Chris i kishte thënë Adelës se nëse do të ishte 20 vjet më i ri do t’i kishte propozuar për martesë pasi kishte mendimin shumë të mirë për vajzat shqiptare.

“Njëherë kisha dal për ditëlindje dhe rastisi që aty të ishte aktori që luan Mr.Big në ‘Sex and the city’. Erdhi më uroi për ditëlindje dhe më pyeti nga jam dhe unë i thashë jam nga Shqipëria. Ai më tha ‘Sikur të isha 20 vjet më i ri do të të propozoja për martesë. Miku im i ngushtë e ka nusen shqiptare dhe unë nuk kam parë grua më të mirë”.

Vajzat shqiptare i duan shumë“, tregoi Adela.


Shtuar 16.03.2020 14:56