Shpërthim me tritol në një lokal në Shkodër

Një sasi tritoli ka shpërthyer në një lokal ne Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Skenderbeg, rreth orës 05:50 të mëngjesit të sotëm

Sasia e tritolit është vendosur në lokalin në pronësi të shtetasit Fan Kolbuçaj, 65 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 05:50 të mëngjesit të sotëm, shtetasi F. K., 65 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka njoftuar se kur ka shkuar për të hapur biznesin e tij (bar-kafe), ka konstatuar të thyer xhamin e derës të këtij biznesi.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se para derës së këtij lokali, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse (amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale).

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën në vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.


Shtuar 24.04.2023 08:40