Inceneratorët çuan në burg Lefter Kokën, Rama: Pagesat do të vazhdojnë pavarësisht shkeljeve!

Kryeminstri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se pagesa për incineratorët do të vazhdojë pavarësisht zbulimit të aferave korruptive, ku çuan në pranga edhe ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe shpalljen ne kërkim të disa personave të tjerë.

Ndër të tjera ai shtoi se cdo i akuzuar do të mbajë përgjegjësi personale mbi shkeljet e bëra.

Rama ka konfirmuar se nuk do ndërpritet asnjë proces për incineratorët për shkak se kanë benefite të mëdha dhe në fund dot të përfundojë si një pronë e shtetit. Pjesa tjetër sipas kryeministrit është pjesë e drejtësisë dhe jo e qeverisë.

RAMA: Për mua ministra, ish-ministra apo çfarë do qofshin, janë bashkëpunëtorë që hidhem në zjarr deri në ditën kur zjarri është për një luftë të përbashkët për të bërë punët sa më mirë. Por në momentin që dikush teksa unë hidhem në zjarr, kërkon të nxjerrë gështenja nga zjarri, nuk është më çështje ime.

Por individuale me drejtësinë. Për mua janë lajme se drejtësia ka filluar të funksionojë. Asgjë që ka të bëjë me akte individuale, dhe me shkeljet individuale nuk cënon veprat e incineratëorevë që janë shpëtimtare për ata njerëz. Janë vepra me benefit shumë të madh. Janë vepra që do i kthehen shtetit.

Sot impianti i Elbasanit është pronë e bashkisë. E një bashkie që jetonte nën ren e tymit të plehrave. Ka një shprehej. Të mos hedhim beben bashkë me ujin e ndotur. Do imponohen nga ligji deri kur të merret një vendim. Është Elbasanit që tashmë është nën administrimin e bashkisë. Përgjigja e ministres ishte korrekte. /albeu.com/

 


Shtuar 30.12.2021 12:43