Operacion anti-drogë në Itali, arrestohen 14 persona, 5 prej tyre shqiptarë

Operacion anti-drogë në Itali. Shkatërrohet një grup kriminal që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Mbi 40 agjentë dhe ushtarë të Dia-s, në bashkëpunim me efektivët e Policisë së Shtetit, Karabinierët dhe Guardia di Finanza arrestuan 14 persona , 5 prej të cilëve shqiptarë.

Hetimet, të cilat filluan në maj 2016, çuan në sekuestrimin e mbi 2300 kilogramëve drogë, përfshirë marihuanë, kokainë dhe heroinë. Kjo sasi kap vlerën e mbi 15 milionë eurove.

Shkatërrimi i grupit kriminal u bë i mundur falë bashkëpunimit të Sic (Ekipi i Përbashkët Hetimor), një organ bashkëpunimi gjyqësor dhe policor i krijuar në vitin 2017 në Tiranë.