Meta flet pas takimin me Berishën: I propozova emrin për kryetarin e parlamentit të Tiranës, është super politikan

Pas takimit me kryetarin e PD-së Sali Berisha, kreu i Partisë së Lirisë foli për mediat ku tha se ë zgjedhjet e 14 majit do të dalin me kandidatë të përbashkët.

Meta gjithashtu tha se nuk kanë folur për emra kandidatësh pasi do të zgjidhen përmes procesit të primareve. Ndërkohë tha se i ka propozuar Berishës një emër për kryetar të Këshillit të Tiranës, atë që e quan Parlamenti i Tiranës, ku tha se u mirëprit nga kreu demokrat, por nuk e zbuloi emrin.

“Sa më shpejt të realizohet ky proces, kudo që ne kemi kandidatë do t’i përfshijmë në primare me PD dhe partitë e tjera opozitare. E rëndësishme që kandidatët të respektojnë njëri- tjetrin. Nëse ndodh e kundërta do të përjashtohen nga gara.

Nuk kam patur asnjë diskutim për emrin që do të jetë në Tiranë dhe kudo tjetër për arsye se është një proces që u takon primareve. Por i kam propozuar Berishës për kryetar të Parlamentit të Tiranës. Do të jetë institucioni më i rëndësishëm. Çdo ditë të hënë do të ketë këshill bashkiak të Tiranës për të dëgjuar qytetarët. Nënë Liza nuk do të rrijë në rrugë, por të do të flasë në parlamentin e Tiranës. I propozuari është superpolitikan dhe Berisha e mirëpriti”, tha Meta./albeu.com


Shtuar 26.10.2022 10:38