Napoli humbet mundësinë të mari kreun e Serie A (VIDEO)

Fiorentina i ka dhënë një goditje të rëndë skuadrës së Napolit duke e mposhtur 2-3 në shtëpi.

Miqtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e  29’, kur Gonzalez dërgoi topin në rrjetë.

Napoli u kthye në lojë me anë të Dries Mertens, i cili në minutën e 58’ shënoi për 1:1.

Por Fiorentina shënoi dy gola të tjerë, një me anë të Ikone në minutën e 66’, dhe një me Arthur Cabral në minutën e 72’.

Victor Osimhen tentoi që të kthente skuadrën e tij në lojë në minutën e 84’ për të çuar shifrat në 2:3.

Napoli ka 66 pikë dhe mban vendin e 3, katër pikë më pak sesa Milan në vendin e parë, që luan sot në mbrëmje ndaj Torinos. /albeu.com/


Shtuar 10.04.2022 17:10