Unikkatil i rikthehet muzikës, reperi paralajmëron këngë të reja

Reperi i njohur nga Kosova, Viktor Paloka i njohur ndryshe me emrin artistik “Unikkatil”, ka paralajmëruar projekte të reja muzikore.

Pas një kohe të gjatë pauze, Unikkatil përmes një postimi në Instagram dhe Facebook ka paralajmëruar një këngë të re gjatë ditëve në vijim.

Bazuar në postimin e reperit, kërkesa për projekte të reja nga ai erdhi nga vëllau i tij, Mentor Paloka, me rastin e ditëlindjes së këtij të fundit.

“Qëky vëllau i em, e ka ditëlindjen sot, e e ‘veta “Çka po don me të ble?”. Tha “Nuk du kurgjo, përveç nji konge të re pi teje këtë javën që vjen, e mandena, edhe do tjera para verës se boll mo, u myten tu me shkru. Ani brother, para verës gjithçysh, amo provoj edhe këtë javë njo! Urime ditëlindjen një dhe i vetmi”, ka shkruar Unikkatil në postimin e tij, duke i uruar ditëlindjen gjithashtu vëllaut të tij.

Kujtojmë se së fundmi Unikkatil ka paralajmëruar edhe një koncert të ri në Zvicër, i cili do të mbahet më 7 maj të këtij viti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Unikkatil (@unikkatilofficial)


Shtuar 1.05.2022 21:56