Boris Johnson shfaqet me tuta të kuqe, ka një këshillë për britanikët

Kryeministri britanik, Boris Johnson së fundmi është parë teksa po bënte vrap veshur me një palë tuta të kuqe të shkurtra që binin në sy.

Ai tha se tani ishte shumë më mirë sesa ishte para se të infektohej me koronavirus si dhe se ndihej shumë më mirë pasi humbi peshë.

“Unë jam më mirë nga sa isha më parë, jam i aftë si një qen kasapi”, tha ai në përgjigje të një pyetjeje nga një reporter nëse ishte shëruar plotësisht.

Johnson tha se përpara se ai të fillonte programin e ushtrimeve për të humbur sasinë e tepër të kilogramëve ai peshonte (112 kg), gjë që ai tha se ishte shumë për një burrë me një lartësi prej 5ft 10 in (1.78 m).

“Unë hezitoj të jap ndonjë këshillë, por humbja e peshës është një gjë shumë e mirë për të bërë”, tha Johnson. Ndërsa nuk e tregoi peshën aktuale që ai ka tani pas stërvitjes që ka bërë.


Shtuar 30.09.2020 07:01