Champions League, Partizani mëson sot kundërshtarin për turin e parë eliminator

Ditën e sotme, në orën 14:00, në Nyon të Zvicrës, do të hidhet shorti i Champions League. Kampionët e Shqipërisë, Partizani, do të njihet sot me kundërshtarin me të cilin do të përballet në turin e parë eliminator të këtij kompeticioni.

Në prag të këtij shorti, UEFA ka bërë të ditur kundërshtarët e mundshëm të “demave” dhe duket se nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi klubi kryeqytetas ndodhet në vazon e skuadrave jo favortie, ndërsa kundërshtarët janë emra të njohur.

Sheriff Tiraspol, Bate Borisov, Astana, Zrinjski Mostar dhe Makabi Haifam njëri prej këtyre do të jetë kundërshtari i Partizanit në turin e parë eliminator të Champions League.


Shtuar 20.06.2023 09:56