PSG ka planifikuar dy takime në orët në vijim me Mbappe

PSG ka planifikuar dy takime në orët në vijim, të cilat janë përpjekja e fundit e skuadrës pariziene për të mbajtur Mbapppe.

Ndërkohë, në shtypin madrilen dhe një pjesë të shtypit francez, u shtuan informacionet se zbarkimi i tij në Real Madrid konsiderohej i pashmangshëm.

Por në PSG nuk kanë hequr dorë nga humbja e yllit të tyre të ri dhe janë duke përgatitur një përpjekje të fundit.

Siç ka bërë me dije fichajes.com, PSG do të takohet pasditen e sotme me shoqëruesit e lojtarit në një takim që ata e cilësojnë si vendimtare. E edhe nesër është planifikuar vazhdimësia e atij takimi mes dy palëve, për të prezantuar në tërësi projektin madhështor që i kanë përgatitur. /albeu.com/

 


Shtuar 17.05.2022 16:35

Tags: ,