Verratti po kalonte pushimet n֝ë shtëpinë e Ronaldos, grabitet prona

Mesfushorit të Paris Saint-Germain, Marco Verratti, i janë vjedhur bizhuteri dhe para nga një shtëpi që i përkiste Ronaldo Nazario.

Italiani po qëndron në Ibiza në pronën që zotëron ish-sulmuesi brazilian dhe presidenti aktual i Real Valladolid.

Shtëpia është në zonën e Cala Jondal dhe “EFE” ka konfirmuar se Guardia Civil po heton krimin, pasi u raportua në orët e para të mëngjesit të së hënës. Shifrat ende nuk janë konfirmuar as nga lojtari, as nga autoritetet, por besohet se janë vjedhur stoli dhe para në vlerë prej tre milionë eurosh.

Në momentin e grabitjes nuk kishte njeri në shtëpi dhe nuk kishte asnjë shenjë se dera ishte hapur me dhunë për të hyrë në pronë.

Verratti ka shijuar disa kohë pushimi para se të kthehet në Paris për të filluar përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Ai do të jetë një nga lojtarët e paktë të elitës që do të pushojë gjatë nëntorit dhe dhjetorit pasi Italia nuk u kualifikua në Kupën e Botës të Katarit 2022.

29-vjeçari bëri 29 paraqitje për kampionët francezë sezonin e kaluar në të gjitha garat, duke shënuar dy herë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 28.06.2022 13:08