2-vjeçari rrëzohet nga kati i dytë në Vlorë, kalon në gjëndje kome
Një ngjarje mjaft e rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës teksa një fëmijë 2-vjeçar ka rënë nga kati i dytë i banesës së gjyshërve të tij.

Fëmija pas aksidentit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka kaluar në gjendje kome. Vogëlushi pritet të niset me urgjencë drejt Tiranës për një mjekim të specializuar.
Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 09:00, në Spitalin e Vlorës ka shkuar i dëmtuar fëmija i mitur S.B., 2 vjeç, banues në lagjen "Kushtrimi", i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas deklarimeve të familjarëve, fëmija i mitur ka rënë nga ballkoni i banesës së tij, kati 2-të. Vazhdojnë veprimet e mëtejshme proçeduriale. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2019, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori