Delegatët në këmbë për të, Topalli përlotet në Kuvendin e Berishës: Më latë pa fjalë (VIDEO)

Jozefina Topalli ka marrë fjalën e saj në Kuvendin e PD. Ndërsa u ngjit në posdium, e gjithë salla me delegatët e PD-së, u çua në këmbë. Ky gjest e ka prekur Topallin, e cila tha se e lanë pa fjalë. Ajo gjithashtu u shpreh se është hera e parë që nga 2013 që merr pjesë në një Kuvend të Partisë Demokratike.

“Sikur në një kuvend tjetër të mëparshëm të kisha dal të kisha thënë në këto vite. Më latë pa fjalë ju jam shumë mirnjohëse. Herën e fundit në Kuvend kam qenë pas zgjedhjeve të 2013. Ishim mësuar me fitim të zgjedhjeve dhe bënim ndryshimin. Kemi bërë edhe gabime por sot bimë dakord. Por në pushtet qeverisnim dhe në opozitë ishim të fortë dhe të vërtetë.

Askush nuk na quajti para 2005-ës një opozitë të rreme, askush nuk e mendonte se mund të ishim të korruptueshëm, nuk i iknim përgjegjësive, nuk dërgonim zarfa për tu zgjedhur deputetë, ishim mësuar të bënim beteja të vërteta.” tha Topalli./albeu.com

 

 


Shtuar 30.04.2022 12:01