Lazio po mendon transferim me parametra zero, piketohet ylli i Napolit

Lazio po e mendon merkaton në terma shumë pragmatikë. Por gjithashtu kjo merkato me parametra zero do të ndikonte mirë për financat e klubit.

Sipas raportimeve nga “Il Messaggero”,  në samitin e fundit midis Sarrit, Tares dhe Lotitos, është rënë dakort që të kryejnë disa transferime me parametra zero.

Në portë pëlqehet Provedel, Romagnoli në mbrojtje dhe Vecino në mesfushë. Për sulmin dëshirohet shumë Mertens i Napolit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.04.2022 18:18