Ukraina: Trupat ruse marrin rob 200 roje të Çernobilit

Kryetari i bashkisë së Slavutych, qyteti ku jetojnë shumica e punëtorëve të Çernobilit, tha për BBC se rreth 200 anëtarë të gardës kombëtare ukrainase, të cilët ishin në mesin e atyre të bllokuar në termocentralin ndërsa ishte nën kontrollin rus,  ka të ngjarë të jenë kapur rob nga trupat ruse.

“Ne i konsiderojmë ata robër lufte”,  tha Yuri Fomichev, duke shtuar se ata kanë qenë jashtë kontaktit që nga e enjtja. “Jemi duke punuar për një shkëmbim të të burgosurve”, shtoi ai.

Nuk është ende e qartë nëse trupat ruse kanë lënë të gjithë zonën e përjashtimit të Çernobilit, apo vetëm zonën e afërt rreth termocentralit, tha Fomichev.

“E gjithë zona e Çernobilit është shumë e madhe. Nuk mund t’i monitorojmë të gjitha, ne e dimë vetëm se çfarë po ndodh drejtpërdrejt rreth termocentralit ku janë punëtorët tanë”.

Sipas kryebashkiakut, situata rreth termocentralit është shumë e pasigurt për të lejuar që punëtorët aktualë në kantier të çlirohen nga një grup i ri punonjësish.

Çernobili ishte vendi i aksidentit më të keq bërthamor në botë në vitin 1986, kur një nga reaktorët shpërtheu.

Një zonë përjashtimi e pabanuar prej 4,000 km katrore (2,485 milje katrore) u krijua rreth uzinës për të mbrojtur popullsinë nga rrezatimi./albeu.com


Shtuar 1.04.2022 19:08