Kërcënoi me jetë Mbretëreshën në vitin 2021, i riu pranon akuzën dhe dënohet për tradhti

Një 21-vjeçar i cili në vitin 2021 ka kërcënuar me jetë Mbretëreshën Elizabeth II, duke u paraqitur në Windsor Castle me një hark duke i thën oficerit të mbrotjes: “Jam këtu për të vrarë mbretëreshën”, është deklaruar fajtor për një akuzë sipas Aktit të Tradhëtisë.

Jaswant Singh Chail, nga Hampshire, u arrestua në ditën e Krishtlindjes 2021, kur monarkja e ndjerë jetonte në Windsor për shkak të pandemisë Covid.

Në Old Bailey më herët, Chail, 21 vjeç, u deklarua fajtor për tre akuza.

Ai është personi i parë në Mbretërinë e Bashkuar që dënohet për tradhti që nga viti 1981.

Chail, nga North Baddesley, pranë Southampton, gjithashtu pranoi se kishte kërcënuar për të vrarë dhe poseduar armën e mbushur në kështjellë.

Kujtojmë se mbretërsha u nda nga jeta më 8 shtator 2022./albeu.com