Jemi në stinën e Shigjetarit! Si ta jetojmë sa më mirë atë

E ndieni veten si një feniks që ngrihet nga hiri? Stina e Shigjetarit ka nisur; një moment pozitiviteti, optimizmi, rritjeje personale dhe eksplorimi që do të na shoqërojë më 21 dhjetor kur Dielli do të hyjë në Bricjap.

Ky kalim nga Akrepi në Shigjetar është një moment reflektimi pasi Akrepi është një Shenjë fikse, ndërsa Shigjetari një shenjë zjarri, dinamike dhe sipërmarrëse. Shigjetari, gjithashtu udhëhiqet nga Jupiteri, planeti i zgjerimit, bollëkut dhe filozofisë: në nivel arketipik e kuptojmë që këto shenja përfaqësojnë shpërthimin.

Momentet më të rëndësishme në stinën e Shigjetarit:

1 dhjetor–Neptuni fillon rrugëtimin e tij pasi muajt e fundit ka qenë retrogradë.

4 dhjetor–Eklipsi Diellor në Shigjetar

13 dhjetor–Dielli dhe Mërkuri janë në Shigjear që prej pak kohësh, deri kur Marsi do të arrijë aty më këtë datë

19 dhjetor–Venusi do të shkojë retrogradë në shenjën e Bricjapit

Si ta shfrytëzoni sa më mirë stinën e Shigjetarit

Dilni nga komfort-zona juaj

Përfitoni nga ky moment për të provuar diçka krejtësisht të re! Mund të jetë thjesht si një veshje e re për të shprehur gjendjen shpirtërore të ditës ose për të marrë një rrugë të ndryshme nga e zakonshmja në shëtitjen tuaj të përditshme për të zbuluar se ku ju çon.

Thellojeni atë interes që po tregoni prej kohësh

Shigjetari është shenja e konshiencës, për këtë mund të përfitojmë nga rasti që të mësojmë diçka të re. Lexoni atë librin që keni planifikuar prej kohësh, shkoni në atë kursin që kultivon pasionin tuaj, konsumoni përmbajtje të ndryshme nga e zakonshmje dhe do t’ju dalin ide të reja nga vetja.

Zgjeroni njohuritë tuaja

Me Diellin në Shigjetar, do të keni shoqërinë më të mirë. Dilni dhe kërkoni njerëz të rinj për t’u shoqëruar. Ata mund t’ju transmetojnë këndvështrime dhe gjëra totalisht të reja.

Udhëtoni nëse ju jepet rasti

E njohim shumë mirë atë damar aventurier të Shigjetarit dhe kjo është periudha perfekte për të eksploruar territore të reja dhe prë t’u mahnitur nga bota. Nuk është nevoja të shkoni në fund të botës për të jetuar një aventurë, shikoni përreth dhe vizitoni ato vende që nuk keni parë.

Jepuni shpirtin tuaj gjërave që bëni

Një shenjë e udhëhequr nga Jupiteri, planet me fat, nuk mund të ishte ndryshe. Kridhuni në ato gjëra që të tjerëve mund t’ju duken misione të pamundura dhe merrni një risk më tepër- do të fitoni eksperiencë dhe vetëvlerësim.

 


Shtuar 25.11.2021 10:58