Iu bashkua ushtrisë para një jave, aktori ukrainas ndërron jetë në frontin e luftës

 

Një aktor 33-vjeçar ukrainas është vrarë nga bombardimet, teksa forcat ruse po pushtonin qytetin Irpin.

Aktori iu bashkua forcave të armatosura të Ukrainës javën e kaluar për të mbrojtur vendin e tij nga sulmet ruse.

Ai kishte shpërndarë në profilin e tij në Instagram foto i veshur me uniform ushtarake.

Ndërsa vdekja e tij është konfirmuar nga President i Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës nëpërmjet një postimi në Facebook.


Shtuar 9.03.2022 12:14