Nga Ekuadori mes bananeve, skema që përdorën agjentët dhe SPAK për bllokimin e 100 kg kokaine në Tiranë

Kanë dalë detaje të reja nga operacioni i policisë së shtetit në bashkëpunim me agjentët e SPAK-ut për ndjekjen dhe konfiskimin e mbi 100 kg kokainë në Tiranë.

Kontejneri me banane, që kishte brenda lëndën narkotike kishte tre ditë që kishte ardhur në portin e Durrësit, por mbrëmjen e sotme u vendos që të tërhiqej nga porositësit, një kompani frutash.

Strukturat kishin informacion mbi kokainën që ndodhej brenda kontejnerit, por nuk ndërhynë në port duke pritur për të zbuluar kush do të vinte ta merrte për t’i arrestuar.

Në momentin që kontejneri u nis nga Durrësi drejt Tiranës, me destinacion magazinën në zonën e Vaqarrit, agjentët e SPAK-ut dhe të policisë që e kishin gjatë gjithë kohës në monitorim ndërhynë te “Ura e Beshirit” duke e bllokuar.

Ndërkohë janë prangosur dy persona dhe pritet të arrestohen edhe të tjerë, pasi operacioni është në zhvillim e sipër./albeu.com/


Shtuar 30.12.2021 21:15