Florentino Perez darkon me Ceferin, presidenti i “Los Blancos” i dhuron diçka simbolike

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dhe shefi i UEFA-s, Aleksander Ceferin kanë darkuar së bashku të premten mbrëma.

Në zemër të muzeut të Luvrit, në Les Salles du Carrousel, u zhvillua darka para finales së Champions League mes Real Madridit dhe Liverpool-it, e cila do të luhet në Stade de France.

Aty u takuan të dy liderët. Pavarësisht tensionit që ka ekzistuar mes të dyve për projektin e Superligës gjatë 12 muajve të fundit, përfshirë ankesat në gjykata, takimi mes Floretinos dhe Ceferinit ishte i qetë dhe miqësor.

Madje, gjatë darkës ata kanë shmangur të flasin për çështjen që i ka hasur së fundmi. Asgjë nuk u përmend për kompeticionin e ri kontinental që presidenti i Real Madrid u përpoq të promovonte bashkë me të tjerët.

Në fund, të dy kanë pozuar për fotografinë zyrtare që UEFA ka bërë publike përmes rrjeteve të saj sociale. Siç mund ta shihni, Perez i dhuroi Ceferinit një riprodhim të Estadio Santiago Bernabeut të ri./ h.ll/albeu.com