Crvena Zvezda i frikësohet Tiranës, kërkon policë serb në Shqipëri

Tirana do të luajë ndaj Crvena Zvezdës në turin e dytë kualifikues për në Champions League.

Një duel shumë i ndezur, pavarësisht faktit se nuk do të ketë tifozë të pranishëm tifozë në impiantin “Air Albania”.

Gazeta “Belgrade Sports Journal” shkruan se ndeshja mes kampionëve të Shqipërisë dhe Serbisë, është me rrezikshmëri të lartë, ndaj dhe miqtë kanë filluar të mendojnë për sigurinë gjatë qëndrimit në vendin tonë.

Ekipi i Crvena Zvezdës do të vijë në Shqipëri të shoqëruar nga policia serbe, njëlloj sikur ndodhi në duelin mes kombëtareve në Elbasan më parë.

Futbollistët serb do të kalojnë vetëm një natë në kryeqytetin shqiptar dhe menjëherë pas ndeshjes do të shkojnë në Serbi.

Ndeshja ndërmjet Tiranës dhe Crvena Zvezdës do të luhet të martën në orën 20:00. Do të jetë një sfidë e vetme, teksa nëse do të mbyllet në barazim do të luhet me kohë shtesë.

Serbët vijojnë të provokojnë për sigurinë, edhe pse në fakt në vendin tonë nuk u shënua asnjë incident as në duelin mes kombëtareve.


Shtuar 21.08.2020 19:57