Media spanjolle thur elozhe për Kumbullën: “Muri” shqiptar, triumfoi edhe ndaj Ronaldos (FOTO LAJM)

Vetëm një mrekulli mund të mbajë Marash Kumbullën (20 vjeç) aty, duke vazhduar të luajë me Hellas Verona edhe sezonin e ardhshëm. Kështu e nis shkrimin e saj spanjollja “Mundo Deportivo” për yllin shqiptar, që ka tërhequr vëmendjen e klubeve kryesore italiane dhe europiane. Më tej, ajo vazhdon:

“I dalë nga akademia e të verdhëve, ai është një nga mbrojtësit më të kërkuar në Seri A. Në të njëjtën kohë, përkundër moshës së re të tij, Kumbulla konsiderohet ylli plot shkëlqim i kombëtares shqiptare, pavarësisht faktit se ka luajtur vetëm 1 ndeshje me kuqezinjtë deri tani. Napoli duket shumë i interesuar për shqiptarin, ngaqë e sheh si zëvendësues të Koulibaly, me senegalezin drejt largimit këtë verë.

Sidoqoftë, me sa duket vetë Kumbulla nuk është tërësisht i joshur për të zbarkuar në “San Paolo”. Juventusi, pavarësisht se ka shumë opsione energjetike në rolin e shqiptarit, e ka në radarin e tij atë. Por, skuadra në “pole” për t’i siguruar shërbimet e 20-vjeçarit është Interi. Përveç ndonjë befasie të madhe, Kumbulla pritet të transferohet te zikaltrit në verë.


Shtuar 9.05.2020 14:53