Grushte e shkopinj, sherr mes 4 shqiptarëve në parkimin e makinave (VIDEO)

Një sherr i dhushmëm mes disa personave ka ndodhur në Mitrovicë, Kosovë.

Në videon e siguruar në mediat kosovare, shihet se si zihen me grushte e shkopinj në një vendparkim makinash.

Sipas policisë në konflikt janë përfshirë 4 të rinj, të moshave, 23, 25, 20 dhe 18 vjeç, ndërsa nuk dihen arsyet e sherrit në fjalë.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Policia ka identifikuar katër personat e dyshuar J.H., 18 vjeçar, V.B., 23 vjeçar, B.A., 25 vjeçar dhe F.A.,20 vjeçar, te cilat janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin policor, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit tre të dyshuarve të parë ju ka caktuar masa ndalim policor, kurse i dyshuari i katërt është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj të dyshuarve është inicuar rasti për veprat penale: ‘Lëndim i lehtë trupor’, ‘Sulm’ dhe ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë./albeu.com


Shtuar 15.09.2021 13:45