Bieta tregon ç’bën Albani në shtëpi dhe të gjithë u shkrinë së qeshuri

Këtë pasdite, në emisionin “Ftesë në 5” është diskutuar rreth buxhetit në familje.

Të ftuara ishin disa gra të njohura, mes të cilave dhe gazetarja Ola Bruko, e cila e ka pyetur moderatoren se kush i menaxhon paratë në shtëpinë e saj.

Duke qeshur Bieta është përgjigjur se në shtëpinë e saj paratë menaxhohet nga bashkëshorti, moderatori Alban Dudushi. “Momenti i së vërtetës, flasim? Zonjë deri në fund?

Kush e ka kartën time? Albani”, është shprehur ajo ndërkohë që kjo përgjigje ka shkaktuar shumë të qeshura në studio.

Më pas Bieta ka treguar se pavarësisht kësaj, ajo e udhëzon Albanin nga telefoni për çdo blerje e çdo gjë tjetër.

“Albani, por me porosi nga telefoni, duhet kjo, duhet ajo, duhet edhe kjo”, ka përfunduar moderatorja me të qeshura.


Shtuar 6.03.2020 21:20