Krim në familjen shqiptare në Greqi, burri mbyt me duart e tij bashkëshorten

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje shqiptare në Greqi.

Mediat greke bëjnë me dije se një 40-vjeçar ka vrarë me duar e tij bashkëshorten 36-vjeçare.

Ai dyshohet se ka njoftuar autoritetet se e ka mbytur gruan e tij pas një debati të fortë.

Policia ka mbërritur në shtëpi dhe ka konstatuar se gruaja ishte pa ndjenja.

36-vjeçarja u transportua me autoambulancë në spitalin e zonës ku edhe u konstatua vdekja.

Sipas mediave greke bëhet fjalë për një çift me dy fëmijë të mitur dhe punojnë në kultura bujqësore./albeu.com


Shtuar 6.12.2021 08:27