Një tjetër reperi shqiptar i hakojnë Instagramin dhe publikojnë bisedat me të fejuarën (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë Fero ra viktimë e hakerave të cilët i morën Instagramin duke shkruar gjëra të pahijshme në emrin e tij.

Së fundmi një tjetër reper e bë pjesë e një sulmi kibernetik në Instagram, por këtë herë hakeri ka cënuar privatësinë e S4MM duke publikuar bisedat e tij me të fejuarën, Filiz Ismaili.

“E gjetëm kalin”, ka qenë mbishkrimi në një foto të shpërndarë në profilin me më pak se 347 mijë njerëz.

Videon me dy kuaj që duken sikur puthen ia ka dërguar vetë Filizi reperit në mesazhet private.

Reperit nga Tetova ia kanë fshirë të gjitha postimet dhe ai e ka humbur gjakftohtësinë duke kërcënuar hacker-in nga SnapChat!

Edhe pse Fero dhe S4MM njihen si rivalë dhe nuk ruajnë raporte të mira, mediat shkruajnë se prapa sulmeve të llogarive të tyre qëndron i njëjti person.


Shtuar 5.05.2020 08:29