Si ndikojnë tingujt e lartë në trurin e foshnjave

Që në barkun e nënës, foshnjat janë mësuar me “zhurmën”. Në fund të fundit, tingujt në mitër janë tepër të lartë. Pra, sa herë që radioja është ndezur në mëngjes dhe dëgjohet zhurmë ose hapni tharësen ose fshesë me korrent, fëmija juaj i njeh zhurmat e bardha të këtyre pajisjeve, sepse janë të njohura

Kjo njohje e një tingulli e bën foshnjën të ndihet i sigurt dhe i qetë, njësoj sikur ndodhej në barkun e nënës.

Megjithatë, është e rëndësishme të kuptojmë ndryshimin midis një tingulli të përsëritur, pothuajse shurdhues, që është zhurmë e bardhë, dhe një tingulli të fortë të papritur që mund ta frikësojë foshnjën.

Sigurisht, mos e injoroni kapitullin “decibel”. Nga njëra anë sepse nuk dëshironi që sistemi i tij nervor i ndjeshëm të lëkundet, nga ana tjetër sepse nuk dëshironi që volumi i lartë t’i shkaktojë atij probleme dëgjimi në të ardhmen./albeu.com


Shtuar 15.12.2021 21:37