Politologu shqiptar në Paris flet për gjyqin e Berishës në Francë: Vend me drejtësi të pavarur

Politologu Nezir Kraki i cili prej vitesh jeton në Paris foli në emisionin “Log.” në ABC për çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në gjykatën franceze. Kraki deklaroi se Berisha mund ta ketë zgjedhur Francën për shkak se edhe vetë është frankofon apo edhe për shkak të miqësisë me avokatin. Ai theksoi se kjo zgjedhje nuk ka të bëjë me një qasje anti-amerikane.

“Shqipëria nuk e ka luksin të futet në konflikt me amerikanët. Franca konsiderohet me drejtësi të pavarur sa edhe një ish-president përfundon në burg. Besoj se Berisha ka zgjedhur Francën sepse besoj ngaqë është edhe frankofon ose miqësia me atë avokatin.

Anti-amerikanizmi francez që zuri rrënjë kur u sulmua Iraku është zbutur tej mase. Nuk besoj se Berisha është në krijim të një blloku anti-amerikan. Besoj në aleancat që shtrihen në kohë. Aleanca që Shqipëria ka me amerikanët nuk është ajo që ka ambasadorja në Tiranë me qeverinë. Sepse nesër ambasadorja mund të ndryshojë”, tha Kraki.

Ai deklaroi se qëndrimet e Berishës për politikën në rajon dhe çështjen e Kosovës nuk ka ndryshuar pas shpalljes së tij non grata.

“Nuk besoj që është lojë e Berishës, riaktivizimi i temave me konotacion nacionalist. Këto qëndrime Berisha i kishte edhe para se të ishte në listën e zezë. Ishte kundër ndarjes së Kosovës. Ai është në të njëjtë linjë. Mund të vijë një moment që mendimi personal i ambasadores amerikane të eklipsohet nga rrethanat rajonale. Edhe Blinken mund ta zbusë qëndrimin ndaj Berishës. Kur e shohin situatën ftohtë e shohin që aleat më pro amerikan del Berisha”, tha ai./Abcnews.al


Shtuar 13.12.2021 22:54