Interi i pandalshëm në Serie A (VIDEO)

Interi ka vazhduar me fitore në Serie A duke mposhtur 0-5 Salernitanan

Për Interin kjo është ndeshja e 10-të radhazi pa humbje në kampionat, duke regjistruar tet fitore dhe dy barazime.

Në minutën e 11-të Ivan Perishic shënoi me kokë për 1:0. Denzel Dumfries në minutën e 33-të dyfishoi epërsinë.

Në minutën e 52-të pas një aksioni të bukur Alexis Sanchez realizoi për 3:0.

Lautaro Martinez në minutën e 77-të ngriti epërsinë në 4:0. Golin e fundit e realizoi Roberto Gagliardini për 5:0.

Pas kësaj fitoreje, Interi kryeson Serie A me 43 pikë. /albeu.com/


Shtuar 17.12.2021 22:48