Zyrtarizohet Kuvendi i Republikes se Ilirides
Pëlqej
Albeu.com
Në seancën e sotme të kuvendit delegatët firmosën dokumentimin e themelimit të kuvendit të cilin më pas do t'ia dorëzojnë faktorit politik të brendshëm dhe ndërkombëtarë në vend.Kryetari i Republikës së Iliridës thotë se synim kryesor i kuvendit është përmirësimi i statusit të shqiptarëve në unionin e ri që do të quhej Maqedoni-Iliridë.
“Ne kërkojmë që shqiptarët të jenë bartës të sovranitetit dhe Maqedonia të bazohet në dy shtylla kryesore në popullin maqedonas dhe në atë shqiptarë pa përjashtuar asnjë popull tjetër duke njohur kufijtë e jashtëm e Maqedonisë ne kërkojmë një Union në mes të maqedonasve dhe ilirëve, dhe propozojmë që emri i ardhshëm i Maqedonisë të jetë Maqedoni dhe Iliridë”, deklaroi kryetari i Republikës së Iliridës Nevzat Halili.
Propozimi për unionin Maqedoni-Iliridë i është prezantuar edhe ambasadës greke në vend. Nevzat Halili thotë se ka reagime pozitive nga pala greke për propozimin.
“Këto kërkesa ne nuk i bëjmë për hatër të Greqisë apo të asnjë shteti tjetër por i bëjmë për interesa të popullit shqiptarë”, sqaroi Halili.
Formimin e Republikës së Iliridës sipas Nevzat Halilit e kanë përkrahur edhe dy deputetë shqiptarë pa i publikuar emrat e tyre. Njëri është nga Struga, ndërsa deputeti tjetër nga Kumanova. Ideja për krijimin e Republikës së Iliridës është hedhur që në vitin 1992. Në vitet '90 policia maqedonase, arrestoi disa funksionarë të PPD-së, me pretekstin se po përgatisnin kryengritje të armatosur të shqiptarëve në Maqedoni. Ndër të arrestuarit ishte edhe vetë Nevzat Halili, sot kryetar i Republikës së Iliridës.

Meral Ismaili, ALSAT-M
Shtuar më 10/11/2008, ora 15:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori