Zyrtarizohet Demokracia e Re, Selmani kryetare i partise
Pëlqej
Albeu.com
Zyrtarizohet subjekti i ri politik "Demokracia e Re". Kuvendi themelues formalizoi punën e këtij subjekti të ri politik i cili zgjodhi në mënyrë unanime për kryetar të partisë Imer Selmanin.Ai u angazhua para delegatëve për implementim të plotë të Marrëveshjes Korniz të Ohrit, avansimin e çështjes shqiptare si dhe për dialog midis bashkësive etnike.
"Për të rehabilituar imazhin politik dhe situatën e vështir institucionale, ekonomike dhe sociale të shqiptarëve , pikërisht për të dëshmuar se shqiptarët dinë të jetojne dhe të veprojn conform rregullave demokratike dhe rendit ndërkombëtar, duke kohabituar me pjestarët e gjithë bashkësive etnike tjera në Maqedoni ndërmorëm edhe iniciativën për themelimin e partise "Demokracia e Re" e cila prej sot edhe formalisht do të veproj në skenën politike . Unë dhe bashkpunëtorët e mi ju siguroj se do të angazhohemi që të ribashkojm faktorin shqiptar, të mbyllim përçarjet dhe të shuajm dallimet dhe urrjtjet ndërshqiptare, të zhvillojm dialogun intraetnik dhe të krijojm ambient të bashkpunimit me të gjithë partitë tjera shqiptare", tha kryetari i DR-së Imer Selmani.
Ndërkaq gjatë ditës Selmani takoi ambasadorin amerikan Filip Riker për të njohur atë me ofertat politike të partise së tij.
Shtuar më 04/11/2008, ora 07:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori