Zyrtarizohen 134 anetaret e rinj qe do drejtojne Partine Demokratike
Pëlqej
Albeu.com
Demokratet publikuan mbremjen e djeshme listen zyrtare te perfaqesuesve te tyre ne Keshillin Kombetar te kesaj partie. Plot 134 anetare te ketij forumi do te votojne me pas per 25 anetaret e kryesise se Partise Demokratike.Per kater dite me rradhe, komisioni i numerimit te votave te Kuvendit te PD ka perzgjedhur emrat e forumit qe do te drejtoje kete parti per kater vitet e ardhshme, por edhe per zgjedhjet e 3 korrikut te ketij viti. Ne fakt, numerimi i fleteve te votimit per perzgjedhjen e anetareve te Keshillit Kombetar te Partise Demokratike, mori notat e nje "konklave" demokrate, ku anetaret e komisionit te numerimit te votave, kane qendruar per kater dite me rradhe, te mbyllur ne katin e trete te selise se Partise Demokratike ne qender te Tiranes, per te numeruar votat dhe per te nxjerre anetaret me te rinj te ketij forumi. Burime nga Partia Demokratike thane per Gazeten se anetaret e komisionit te votimit, nuk kane dale asnjehere dhe per ansje motiv nga zyrat e numerimit te votave. Madje edhe per t'u ushqyer, atyre u eshte servirur ne te njejtin vend. Dhe pas kesaj, lista e dale ne oret e vona te mbremjes se djeshme, eshte mbajtur shume sekret nga vete drejtuesit e Partise Demokratike, per t'u botuar vetem ne organin e Partise, por edhe per tu bere publike diten e sotme. Ajo qe ka befasuar te gjithe anetaret dhe drejtuesit e Keshillit te ri Kombetar, ka qene mosperfshirja e emrit te Arben Imamit ne listen e re te anetareve te KK se Partise Demokratike. Ky mbetet nje nga themeluesit e pare te kesaj partie qe nuk eshte perzgjedhur nga delegatet e Kuvendit te PD per te qene pjese e skemes se re drejtuese te kesaj partie. Mosvotimi i emrit te Arben Imamit nuk pritej, si nje ish themelues i Partise Demokratike, nderkohe qe ai ka humbur prezencen ne kete forum, vetem per tete vota. Nderkohe qe vetem 16 anetare te KOP jane perfshire ne kete forum. Nga ana tjeter, ne liste eshte perfshire edhe nje here emri i Aleksander Meksit. Ish- kryeministri demokrat, e gezon kete post vetem ne saje te statutit te partise. Edhe Eduard Selami, pavaresisht se nuk ka shprehur publikisht se do te jete prane kesaj partie, eshte zgjedhur automatikisht ne kete forum, per shkak te garancise statutore per kete proces. Ne emrat e perzgjedhur, gjendet edhe ai i Uran Butkes, i vetmi oponent i liderit te PD Sali Berisha ne Kuvendin e 23 prillit te Partise Demokratike. Njerezit me te votuar te Partise Demokratike mbeten ne vendin e pare Sali Berisha, i pasuar nga Bamir Topi ne vend te dyte e me pas Jozefina Topalli. Me pas ne liste rreshtohen emrat e tjere si Bode, Ruli, Lulezim Basha, Prec Zogaj, Gramoz Pashko, Bardhyl Londo Rexhep Uka, Sokol Olldashi, Pjeter Arbnori, Marjeta Zace Edi Paloka, Ylli Pango, Spartak Ngjela, Pal Dajci, Maks Cikuli, Aleksander Biberaj, Gent Strazimiri, Bujar Nishani, Vili Minarolli, Luan Malltezi, Fatbardh Kadilli, Majlinda Bregu e Tatjana Kongoli etj. Duket se te rinjte e KOP te mbeshtetur nga Berisha, jane votuar te paret per ne Keshillin Kombetar. G. Shqiptare
Shtuar më 28/04/2005, ora 12:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori